Skuadra nuk arrinë ta ruaj epërsinë e krijuar përmes kapitenit Armend Thaqi dhe brenda pak minutash lë gjitha pikët në Suharekë.
- Armend Thaqi zhbllokoi rezultatin e ndeshjes
- Debuton Ade Oguns
- Arbër Potoku ndëshkohet me karton të kuq
- Ndeshja e radhës ndaj Dritës
12′ – Abu Dosso gjuan drejt portës, por Marijan Coric e dëbon topin në fundore.
24′ – Yll Ibrahimi provon goditjen nga distanca, por topi skaj shtyllës pingule të Gentjan Selmanit.
28′ – Abu Dosso gjuan sërish drejt Marijan Coric, por ‘gardiani’ ishte tejet i sigurtë me pritjen e tij.
45+’ – Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të heshtura.
70′ – Albin Berisha e qëllon brenda zonës Oltion Bilallin dhe pas rishikimit të sistemit VAR, gjyqtari Mentor Ajeti akordon penalti për skuadrën mysafirë.
74′ – GOL! Armend Thaqi realizon nga penaltia për ta zhbllokuar ndeshjen (0-1).
80′ – GOL! Albin Berisha gjendet brenda zonës dhe nga një rrëmujë e krijuar gjuan drejt portës për ta barazuar rezultatin (1-1).
84′ – Oltion Bilalli gjuan bukur me kokë pas harkimit të Arbër Potokut nga ndërprerja, por topi shkon skaj shtyllës pingule.
86′ – Arbër Potoku ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht lë fushën e lojës.
89′ – GOL! Dijar Nikqi gjendet mirë brenda zonës pas një topi të devijuar nga Marijan Coric dhe dëron topin në rrjetë (2-1).
90+4′ – GOL! Abu Dosso përfiton nga një top i kthyer gabimisht prapa nga Arjol Bllaca dhe realizon për ta vulosur rezultatin përfundimtar (3-1).
Kjo ishte humbja e katërt sezonale, derisa objektivi i radhës mbetet ndeshja e radhës.
Ndeshja e radhës
Gjilani – Drita
Stadiumi ndihmës në Gjilan | 29 nëntor | 16:00
Ballkani – Gjilani 3-1 (0-0)
Stadiumi i qytetit në Suharekë
Golashënues: Albin Berisha 80′, Dijar Nikqi 89′, Abu Dosso 90+4′ | Armend Thaqi (pen.) 74′
Gjyqtar: Mentor Ajeti, Arbnor Bullatovci, Altin Zhegrova, Ersen Janovali, Erdall Zasella (VAR), Gzim Mehmeti (AVAR)
Përbërja: Marijan Coric, Armend Thaqi (C), Ardian Limani, Granit Jashari, Arbër Potoku, Lorik Boshnjaku, Arjol Bllaca, Robert Rrahmani (38′ Blerind Morina – 89′ Ade Oguns), Yll Ibrahimi (56′ Milazim Bajraktari), Mevlan Zeka (56′ Oltion Bilalli), Bleart Tolaj. Zekirija Ramadani – Kryetrajner.
