Ballkani 3-1 Gjilani | Albi Mall Superliga - SC GJILANI

Ballkani 3-1 Gjilani | Albi Mall Superliga

Skuadra nuk arrinë ta ruaj epërsinë e krijuar përmes kapitenit Armend Thaqi dhe brenda pak minutash lë gjitha pikët në Suharekë.

  • Armend Thaqi zhbllokoi rezultatin e ndeshjes
  • Debuton Ade Oguns
  • Arbër Potoku ndëshkohet me karton të kuq
  • Ndeshja e radhës ndaj Dritës

12′ – Abu Dosso gjuan drejt portës, por Marijan Coric e dëbon topin në fundore.

24′ – Yll Ibrahimi provon goditjen nga distanca, por topi skaj shtyllës pingule të Gentjan Selmanit.

28′ – Abu Dosso gjuan sërish drejt Marijan Coric, por ‘gardiani’ ishte tejet i sigurtë me pritjen e tij.

45+’ – Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të heshtura.

70′ – Albin Berisha e qëllon brenda zonës Oltion Bilallin dhe pas rishikimit të sistemit VAR, gjyqtari Mentor Ajeti akordon penalti për skuadrën mysafirë.

74′ – GOL! Armend Thaqi realizon nga penaltia për ta zhbllokuar ndeshjen (0-1).

80′ – GOL! Albin Berisha gjendet brenda zonës dhe nga një rrëmujë e krijuar gjuan drejt portës për ta barazuar rezultatin (1-1).

84′ – Oltion Bilalli gjuan bukur me kokë pas harkimit të Arbër Potokut nga ndërprerja, por topi shkon skaj shtyllës pingule.

86′ – Arbër Potoku ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht lë fushën e lojës.

89′ – GOL! Dijar Nikqi gjendet mirë brenda zonës pas një topi të devijuar nga Marijan Coric dhe dëron topin në rrjetë (2-1).

90+4′ – GOL! Abu Dosso përfiton nga një top i kthyer gabimisht prapa nga Arjol Bllaca dhe realizon për ta vulosur rezultatin përfundimtar (3-1).

Kjo ishte humbja e katërt sezonale, derisa objektivi i radhës mbetet ndeshja e radhës.

Ndeshja e radhës

Gjilani – Drita

Stadiumi ndihmës në Gjilan | 29 nëntor | 16:00

Ballkani – Gjilani 3-1 (0-0)
Stadiumi i qytetit në Suharekë
Golashënues: Albin Berisha 80′, Dijar Nikqi 89′, Abu Dosso 90+4′ | Armend Thaqi (pen.) 74′

Gjyqtar: Mentor Ajeti, Arbnor Bullatovci, Altin Zhegrova, Ersen Janovali, Erdall Zasella (VAR), Gzim Mehmeti (AVAR)
Përbërja: 
Marijan Coric, Armend Thaqi (C), Ardian Limani, Granit Jashari, Arbër Potoku, Lorik Boshnjaku, Arjol Bllaca, Robert Rrahmani (38′ Blerind Morina – 89′ Ade Oguns), Yll Ibrahimi (56′ Milazim Bajraktari), Mevlan Zeka (56′ Oltion Bilalli), Bleart Tolaj. Zekirija Ramadani – Kryetrajner.

App logo